
Zgjedhja e dyshekut të duhur është e rëndësishme për mirëqenien tonë psikofizike sepse fjetja dhe pushimi gjatë natës na ndihmon të rimarrim energjitë e duhura.
Sot shumë marka kanë hedhur dyshekët e tyre në treg dhe zgjedhja është paksa e vështirë sepse varet edhe nga nevojat dhe faktorë që duhet t’i dimë.
Faktori alergjik dhe ortopedik është i pari që duket të marrim në konsideratë. Nëse jemi alergjikë duhet të bëjmë shumë kujdes të mos zgjedhim dyshekë me përbërje leshi, mastike etj. Përsa i përket faktorit ortopedik duhet të largojmë mitin që; Sa më i fortë dysheku aq më mirë për shpinën. Në fakt kush vuan me shpinën duhet të konsultohet me ortopedin përpara se të bëjë blerjen e gabuar. Kemi disa lloje dyshekësh në treg që kanë karakteristikat e duhura për atë që kërkon secili nga ne nga një dyshek.
- Dyshekët me ujë.
- Dyshekët latex
- Dyshekët memory
- Dyshekë me shtresa të presuara.

