Fillimisht firma u krijua për tregtimin e dyshekëve dhe aksesorëve si produkt i gatshëm që vinte nga Italia. Në 1996 në bashkëpunim me partnerët Italian u krijua kompania Effe2 që do të merrej me prodhimin dhe tregtimin e dyshekëve të të gjitha llojeve, sustave ortopedike dhe aksesorëve të tjerë të gjumit. Tashmë me një eksperiencë 27 vjecare në prodhimin dhe në tregtimin e produkteve tona.
Cilësia në rritje, standartizimi i produkteve sipas kërkesave të tregut bashkëkohor dhe të pajisur me certifikatën e cilësise së produktit dhe prodhimit ISO 9001. Përmirsimi i vazhdueshëm i teknologjisë, përdorimi i materialeve si lëndë e parë të certifikuara dhe të garantuara, kryerja në kohë dhe me seriozitet e gjithë kërkesave të klientelës sonë tashmë prej shumë vitesh. Trajtimi me përparësi i kërkesës për produkte cilësore dhe marrëdhënia me klientin kanë qënë baza dhe themeli i punës sonë. Mundësia që ofrojmë për të provuar produktin dhe në rast nevoje për ta zëvendësuar atë sipas kërkesës së klientelës është për ne përparësi.
Si rezultat i punës dhe përkushtimit të stafit, ne jemi ndër më të kuotuarit në tregun e hotelerisë në të gjithë vendin. Shumëllojshmëria e produktit kryesor që është dysheku, ka krijuar mundësinë që ne të marrim pjesë dhe të jemi fitues dhe në tregun spitalor dhe atë të konvikteve studentore. Të ndërgjegjshëm që produkti ynë shërben për komfortin dhe rehatin e gjumit (që zë 1/3 e jetës) ne ofrojmë produktet e duhura të ndara në grupe sipas moshës, peshës, ndjeshmërisë ndaj alergjive, për një zgjidhje të drejtë të atyre që kanë probleme me shtyllën kurrizore. E gjitha kjo është eksperiencë që e marrim prej partnerëve tanë në Itali dhe prej konsultimeve me ekspertët e fushës. Ne ofrojmë garancinë sipas standarteve europiane dhe si rezultat reklamimet e produkteve janë të papërfillshme.









